8.5 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Shpërthimet e fundit në Kiev, Zelensky konfirmon se ka viktima – reagon edhe ministri i Mbrojtjes i Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar menjëherë pas raportimeve për disa shpërthime në të gjithë vendin këtë mëngjes, duke thënë se rusët “po përpiqen të na shkatërrojnë”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai tha: “Po shkatërroni njerëzit tanë që janë duke fjetur në shtëpi në Zaporizhzhia. Po vritni njerëzit që shkojnë të punojnë në Dnipro dhe Kiev”.

Zelensky konfirmoi se si rezultat i sulmeve ka “të vdekur dhe të plagosur”.

“Ju lutemi mos u largoni nga strehimoret. Kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj. Le të mbahemi dhe të jemi të fortë”.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes i Ukrainës tha sot se “guximi i vendit të tij nuk do të shkatërrohet kurrë nga raketat e terroristëve, edhe kur ato godasin zemrën e kryeqytetit tonë”.

 

Duke shkruar në Twitter, Oleksii Reznikov tha: “Ata nuk do të lëkundin as vendosmërinë e aleatëve tanë”.

 

“E vetmja gjë që ata shkatërrojnë në mënyrë të pakthyeshme është e ardhmja e Rusisë – e ardhmja e një shteti mashtrues terrorist të përbuzur globalisht”. /Telegrafi/

Më Shumë

Nis krasitja e pemëve e bimëve dekoruese në Prizren

Komuna e Prizrenit ka filluar punimet për krasitjen e pemëve dhe bimëve dekoruese në të gjitha pjesët e qytetit. Sipas njoftimit, këto ndërhyrje po bëhen...

Ema Helena Vicar shpallet “Miss Kroacia 2025”

Në mbrëmjen e së mërkurës në Zagreb u zgjodh “Miss Kroacia 2025” dhe fituese u shpall Ema Helena Vicar. Ajo do ta përfaqësojë Kroacinë...

Lajmet e Fundit