16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Kurti: Raportet e sakta të auditimit i kanë shqetësuar të korruptuarit

Kryeministri Albin Kurti, sot ka vizituar Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Ai është pritur nga U.D i drejtorit të SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu Raçi. Në takim kanë qenë edhe U.D. e ministrit të shëndetësisë Dafina Gexha Bunjaku, zv ministri i shëndetësisë Arsim Berisha, kryetarja e bordit të SHSKUK-së, Aida Rexhepi si dhe drejtori i njësisë së auditimit të brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija, raporton RTKlive.

Pas takimit, Kurti është prononcuar për media. Ai ka folur edhe për djegien e veturës së drejtorit të njësisë së auditimit të brendshëm të ShSKUK-së. Kurti ka falënderuar atë, që edhe pas dy herë të djegies së veturës, ai prap ka dalë në vendin e punës. Kryeministri ka thënë se raportet e sakta të auditimit i kanë shqetësuar të korruptuarit.

“Sot vizitova Shërbimin Spitalor Universitar të Kosovës, i cili ofron shërbime për qytetarë dhe pacientët anembanë Kosovës, pa diskriminim në mënyrë të rregullt vazhdojnë ttrajtimin 16 e 500 pacientë më sëmundje kronike, t’i furnizojnë me barna dhe gjithashtu 15 mijë e 231 pacientë me tri lloje të insulinave… Vizita ime është për të shprehur mbështetje për ushtruesen e detyrës së re të SHSKUK-së, dr. Pranvera Zejnullahu-Raqi”, tha Kurti, raporton RTKlive.

“Musa Vitisë iu dogj vetura për herë të dytë në oborrin e ndërtesës, herën e parë më 19 gusht iu është djegur vetura të njëjtit zyrtar dhe tash prapë po iu djeget vetura këtij drejtor, i cili me raportet e sakta të auditimit, ka gjetur shkelje duke i shqetësuar të korruptuarit të cilët janë fortë të brengosur së si do të vijohet më tej me procedimin e këtyre shkeljeve”, theksoi Kurti.

Kryeministri ka thënë se Vitia është në këtë pozitë që nga viti 2007, derisa ka ftuar organet përgjegjëse të Republikës që të ndjek dhe t’i dënojnë keqbërësit. Kurti i ka dhënë mbështetje të plotë drejtorit Musa Vitia dhe është zotuar që rastet të mos përsëriten e kriminelët të shkojnë në burg.

“Unë po shpreh indinjatën me dy kompanitë të cilat duhet të hulumtohen, se pse nuk ishin në nivel të detyrës. Bëhet fjalë për kompaninë e sigurimit fizik këtu ‘Security Code’, quhet kompania  dhe një kompani tjetër e cila ka për detyrë të bëj mbikëqyrjen vizive nëpërmjet kamerave që janë të drejtuara nëpër oborre të ndërtesave këtu në QKUK e SHKSUK në përgjithësi”, theksoi ai.

Duke shtuar se duhet të hulumtohet se pse këto dy kompani nuk ishin në nivel të detyrës. Kryeministri Kurti tha se nuk është e mundshme që kamerat nuk kanë qenë duke punuar. “Besojmë se është koha e fundit që organet e shtetit të veprojnë më shpejtësi”, tha Kurti.

I pari i qeverisë vlerësoi se në ShSKUK është rritur disiplina dhe puna.

“Dua të falënderoj kryeministrin për mbështetjen”, tha Zejnullahu Raçi, e cila bëri me dije se e ka njoftuar Kurtin për shërbimet shëndetësore që janë në QKUK dhe në nivelin që duan ta arrijnë.

Edhe Zejnullahu Raçi, tha se kompani e sigurimit fizik ka dështuar të sigurojë me sigurinë dhe vrojtimin që duhet të ketë ShSUK-ja.

“Brenda javës kam kërkuar të merren masa urgjente. Sigurimi nuk është vetëm për stafin, por edhe për pacientët. Në rend të parë ata duhet  të jenë të sigurt”, thekso ajo.

Vizita e Kurtit në QKUK, ndodhë vetëm disa ditë pas dorëheqjes nga detyra të ish-ministrit Rifat Latifit.

Aktualisht edhe Ministria e Shëndetësisë, por edhe QKUK, janë pa drejtues dhe të dy institucionet funksionojnë me zëvëndës dhe ushtrues detyre.

Më Shumë

MKRS ndan Çmimet Vjetore për Teatër

Në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Pallatin e Rinisë në Ditën Botërore të Teatrit u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve vjetore...

Arti në zi! Ndahet nga jeta poeti i njohur shqiptar, Jorgo Papingji

Arti shqiptar në zi! Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare, poeti dhe autori i një sërë këngëve, Jorgo Papingji. Mësohet se ai ka ndërruar...

Lajmet e Fundit