9.3 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Arsenal ndryshon mendjen për Xhakën

Mesfushori shqiptaro-zviceran, Granit Xhaka deri më tani po bën një sezon të madh me Arsenal-in, skuadër e cila mban vendin e parë në Premier League.

Në sezonin fantastik të “Topçinjëve” merit ka padiskutim dhe Xhaka. Mesfushori ka qenë titullar në ndeshjet e deritanishme dhe një nga më të mirët.

Deri para pak kohësh, Xhaka po konsideronte largimin nga “Emirates”. Por ishte këmbëngulja e Mikel Arteta-s që e mbajti atë në Londër. Dhe mesa duket besimi iu shpërblye spanjollit.

Photo by Stuart MacFarlane/Arsenal FC via Getty Images

Pavarësisht se mesfushori ka kontratë deri në verën e 2024, me opsion dhe për një tjetër vit, sipas mediave angleze klubi dëshiron qëndrimin më të gjatë të Xhakës.

Së bashku me Bukayo Saka dhe Gabriel Jesus, Xhaka është një nga yjet më të mëdhenj të momentit. Ai ka rifituar dhe respektin e tifozëve, me të cilët pati një përplasje verbale disa kohë më parë.

30-vjeçari është paraqitur në 12 ndeshje në të gjitha garat në sezonin aktual, ku ka realizuar dy gola dhe tre asistime. Të pesta këto në Premier League.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Komuna e Prizrenit vazhdon ndërhyrjet pas vërshimeve në qytet dhe rrethina

Drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit po vazhdon me intensitet të lartë ndërhyrjet në zonat e prekura nga vërshimet. Për të përmirësuar...

3 gola, 3 pikë – Liria shkëlqen në Prizren

Liria është rikthyer me fitore të madhe para tifozëve të saj, duke mposhtur Kikën me rezultat bindës 3:0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Përparim...

Lajmet e Fundit