Përleshje me thika në Prizren: 24-vjeçari theret në krah, dërgohet në spital

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, që përfundoi me një të arrestuar. Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar në përdorimin e thikës, me ç’rast lëndime ka pësuar një 24-vjeçar.

Për pasojë, i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit rajonal të Prizrenit, teksa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një debati mes dy palëve, që kaloi në sulm fizik, ashtu që i dyshuari 35-vjeçar ka sulmuar me thikë viktimën, duke i shkaktuar plagë.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se Policia ka konfiskuar mjetin e mprehtë të përdorur në rast, ndërkohë që i dyshuari ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë për përleshjen.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit kanë nisur hetimet për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Më Shumë

Familja në Korishë në telashe me arushën, iu shfaqet rregullisht në oborrin e shtëpisë

Banorët e fshatit Korishë të komunës së Prizrenit, janë në telashe nga kafshët e egra. Një qytetar i atjeshëm, ka dërguar pamje në redaksinë e...

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Lajmet e Fundit