Pa make-up dhe me veshje të thjeshtë, Georgina Rodriguez fotografohet duke bërë “shopping” (FOTO)

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, është fotografuar të mërkurën teksa shëtiste nëpër dyqanet në Cheshire

Modelja e famshme dukej mjaft elegante me veshjen e saj. Ajo kishte veshur një pallto të gjatë ngjyrë bezhë, ndërkohë e kishte kombinuar me një palë streçe ngjyrë gri dhe golf të bardhë.

Bukuroshja brunne i kishte kapur flokët gërshet dhe kishte vendosur një kapele. Pa asnjë pikë makijazh në fytyrë, modelja e kombinoi look-un me disa vathë floriri.

Ndërkohë Georgina është nënë e vajzave Alana Martina dhe Bella si dhe është njerka e tre fëmijëve të Cristiano-s, Eva, Mateo dhe Cristiano Jr.

Kujtojmë se Georgina Rodriguez është shprehur gjatë dokumentarit të saj në Netflix se humbja e djalit në prill ishte ‘momenti më i keq i jetës së saj’.

Modelja priste dy fëmijë binjakë me partnerin e saj futbollist dhe në prill ata dhanë lajmin e trishtë se djali i tyre kishte lindur i vdekur.

28-vjeçarja tregoi se pyeste veten se si mund të vazhdonte para, por vetëm dashuria dhe mbështetja e familjes së saj bëri që ajo ta kapërcente ketë fatkeqësi.

Pa make-up dhe me veshje të thjeshtë, Georgina Rodriguez fotografohetPa make-up dhe me veshje të thjeshtë, Georgina Rodriguez fotografohetPa make-up dhe me veshje të thjeshtë, Georgina Rodriguez fotografohetPa make-up dhe me veshje të thjeshtë, Georgina Rodriguez fotografohetPa make-up dhe me veshje të thjeshtë, Georgina Rodriguez fotografohet

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit