11.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Përkujtohet poeti Abdullah Thaçi, në 7 vjetorin e vdekjes

Biblioteka e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën për Kulturë dhe Art “Fidani”, të premten në hapësirat e reja të Bibliotekës, ka organizuar takimin letrar “Pemë e vjetër- pemë e re”, me rastin e 7 vjetorit të vdekjes së poetit, Abdullah Thaçi.

Pjesë e këtij aktiviteti letrar ishin shkrimtarë, krijues letrar, zyrtarë, komuna, miq e bashkëpunëtorë dhe familjarë të poetit të ndjerë, Abdullah Thaçi.

Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj- Kukaj, në fjalën e saj tha se , poeti Thaçi, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në këtë institucion, ku edhe janë botuar shumë vepra të tij, dhe gjurmët e tij janë kudo mes nesh, theksoi ajo.

Një fjalë rasti para pjesëmarrësve e ka mbajtur edhe drejtori për Kulturë, Rini e Sport në Prizren, Adem Morina, tha se përkundër mungesës fizike të poetit, Abdullah Thaçi, veprat e tij janë të pavdekshme në letërsinë shqipe. Në emër të familjes, organizatorët i ka falënderuar për këtë organizim të veçantë e bija e Abdullah Thaçit, Arlinda.

Në këtë takim letrar, krijues nga Kosova e Shqipëria, kanë recituar poezi sikurse edhe grupi I recituesve të shkollës “Emin Duraku”.

Ndryshe, poeti Abdullah Thaçi me 21 tetor të vitit 2015, pas një sëmundje të shkurtër kishte ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare. Ai ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, njëri ndër themeluesit e klubit letrar “Fan S. Noli” në Prizren, anëtar i karvanit të shkrimtarëve për fëmijë “Agim Deva“, redaktor në revistën për fëmijë “Fidani”. Ishte fitues i shumë konkurseve, shpërblimeve dhe i mirënjohjeve për krijimtarinë e tij poetike./TV Prizreni

Më Shumë

Ylli në finale

Pas një ndeshje shumë interesante dhe drame në fund, Golden Eagle Ylli ka mundur Pejën me rezultat 84:88 (21:21, 25:24, 18:21, 20:22), për tu...

Me lot në sy, Kiara publikon foton e Luiz Ejllit duke mbajtur vajzën në krahë

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito dje janë bërë prindër për herë të parë. Kiara ka ndarë me ndjekësit një foto të papublikuar më parë, direkt...

Lajmet e Fundit