26.1 C
Prizren
E martë, 10 Qershor, 2025

Opozita kërkon që këtë vit të përfundojë Ligji i Pagave

Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë kërkuar nga ekzekutivi që për këtë vit kalendarik, të përfundojë Ligji i Pagave dhe Paga minimale, raporton Ekonomia Online.

Nga LDK-ja ka pasur kritika sa i përket vitimit të shumë Projektligjeve, ndërsa nga PDK-ja, kanë kërkuar që në pagën minimale mos të përjashtohen veteranët e UÇK-së.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë për Ekonomia Online se Ligji i Pagave ka qenë e nevojshme që të përfundojë këtë vit, për të cilën thotë se po vonohet pa nevojë.

“Puna e parë do të ishte jashtëzakonisht e nevojshme që tashmë të përfundojë Ligji i Pagave, i cili mund të zgjidhte shumë sfida dhe problemet në të cilat janë sot në sektorin e arsimit dhe në shumë sektorë tjerë, si dhe do të zgjidhte shumë mundësi në çështjet sociale të qytetarëve tanë”.

“Një Ligj i cili po vonohet pa ndonjë arsye dhe një ligj i cili do të duhej tashmë të jetë praktikisht në funksion dhe jo më të shohim zvarritje. Ligji po ashtu do të zgjidhte dilema që kemi me shoqatat e luftës dhe me shumë kategori tjera sociale”, u shpreh Shala.

Shala ka thënë se nuk do të pranohet nëse jashtë pagës minimale mbesin shoqatat e veteranëve të UÇK-së.

“Definitivisht po, ne nuk jemi pajtuar dhe nuk mund të pajtohemi me një ligj të tillë i cili pagën minimale në rend të parë e përcakton me 250 euro, kur tashmë e kemi një inflacion që tashmë i afrohet një përqindje të lartë, dhe në këtë relacion ky ligj nuk i plotëson as kriteret minimale për kohën aktuale dhe për këtë që po realizohet aktualisht”, u shpreh tutje Shala.

Ndërsa deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë për Ekonomia Online se për partinë që ajo i takon, është e rëndësishme që të votohet Ligji i Pagave.

Ajo ka pasur kritika edhe sa i përket mospunës në Kuvend, i cili u kritikua edhe në Raportin e Komisionit Evropian, raporton EO.

“Kryesorja ka qenë Ligji i Pagave që deri më tani ende nuk ka ardhë në seancë, mirëpo është në dëgjim publik. Ajo ka qenë shqetësuese për arsye se Qeveria edhe pse e ka një 51 për qind, ka qenë ngecje në pjesën e legjislacionit, e kemi parë edhe në raportin e Progresit ku thuhet se nuk ka pasur progres në Kuvend”.

“Po flas edhe si kryetare e Komisionit për Integrim Evropian, ku ne bazohemi në dy dokumentacionet bazë që kanë të bëjnë me integrimin, ku është Programi Kombëtar për zbatimin e MSA-së dhe Agjenda për Reforma Evropiane, kur siç e kanë paraparë Qeveria dhe Bashkimi Evropian, në këtë legjislacion nuk kanë kaluar 37 ligje që i ka Raporti Kombëtar për zbatimin e MSA-së, por që kanë kaluar vetëm 15 ligje, ndërsa Agjenda për Reforma Evropiane që i ka 41 ligje, e që kanë kaluar vetëm gjashtë”, ka thënë Krasniqi. /EO

Më Shumë

Prevalla, natyrë pa përkujdesje

Prevalla vazhdon të mbetet një prej vendeve më të vizituara nga qytetarët, jo vetëm nga Kosova, por edhe jashtë saj. Por, vizitorët ende po...

Disa persona në Malet e Sharrit i ikin policisë, bartnin drunj të prerë ilegalisht

Policia sot gjatë patrullimit në Malet e Sharrit, në rrugën për në Luboten, ka hasur një automjet tip xhip me rimorkio të ngarkuar me...

Lajmet e Fundit