Shtyhet deri më 7 nëntor afatin për fazën e dytë të subvencionimit të efiçencës së energjisë

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se afati për fazën e dytë për aplikantët e parakualifikuar në fazën e dytë për subvencionim të efiçencës së energjisë do të zgjatet deri më 7 nëntor.

Kjo ministri ka bërë me dije se zgjatja e afatit ka ndodhur si rezultat i kërkesave të aplikantëve.

“Zgjatja e afatit bëhet duke u bazuar në kërkesat e aplikantëve, të cilët kanë aplikuar në Fazën 1 dhe të cilët në mungesë të kapaciteteve të kompanive për liferim/montim të pajisjeve, e kanë të pamundur që të kryejnë procedurat e parapara brenda afatit të paraparë për aplikim në fazën 2”.

“Ministria fton të gjithë qytetarët që janë parakualifikuar në fazën e parë, që sa më parë të kryejnë këtë proces në mënyrë që të jenë përfitues të subvencionit”, ka njoftuar Ministria e Ekonomisë.

Më Shumë

Haxhi Avdyli kërcënohet me dajak në Facebook

Haxhi Avdyli i cili do të kandidoj në listën e LDK-së, si pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit, ka publikuar në Facebook një kërcënim...

Eurovision 2026/ Sot gjysmëfinalja e dytë, Alis ngjitet në skenë me “Nan”

Mbrëmjen e sotme, Alis do të ngjitet në skenën e Eurovision Song Contest 2026 për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën emocionuese “Nan”, në gjysmëfinalen...

Lajmet e Fundit