Ronela Hajati: Komenti më i keq që lexoj për vetën është krahasimi me lopën

Ajo është njëra prej këngëtareve shqiptare që shquhet për vokalin e veçantë dhe talentin që ka në muzikë.

Bëhet fjalë për artisten Ronela Hajati, e cila vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer në skenë.

Megjithatë, 33-vjeçarja shpesh kritikohet nga ndjekësit për format trupore e peshën.

 

Krijuesja e hitit “Sekret” gjithashtu ka treguar disa herë për epitetet që ia kanë vënë, duke e krahasuar me gjëra të ndryshme.

E së fundmi ka folur sërish për këtë pjesë duke thënë se komenti më i keq që merr për veten është kur e krahasojnë me lopën.

 

“Komenti më i keq që lexoj për vetën është krahasimi me lopën…98 për qind e këtyre komenteve vijnë nga gjinia mashkullore”, tha ajo.

“Lopa shkretë ka bardh dhe ‘sise’. Unë nuk kam asnjërën nga këto më vjen keq…më gjeni kafshë tjetër urgjent. Dragua prsh. Që dhe t’ju djeg në të njëjtën kohë, të bëj të paktën një gjë për ju”, u shpreh në vazhdim Hajati. /Telegrafi/

Më Shumë

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit