5.8 C
Prizren
E shtunë, 26 Nëntor, 2022

Po paralajmërohet shtrenjtimi i bukës, shkak ngritja e mundshme e çmimit të grurit

Bota është drejt zisë së bukës. Tashmë çmimet e larta të ushqimeve mund të rriten më tej pasi Vladimir Putin pezulloi dërgesat e grurit nga Ukraina. Putini prishi të gjithë marrëveshjen e korridorit të grurit, pasi akuzoi britanikët se ndihmuan ukrainasit të kryenin sulme me dron në flotën e Detit të Zi të shtunën.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se Kremlini po “shpërndante histori të rreme” për të shkëputur vëmendjen nga pushtimi katastrofik. Një burim i paidentifikuar i qeverisë i tha Telegraph të Britanisë:

“Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj të grurit dhe drithërave në botë. Nëse kufizoni eksportin e atyre mallrave, çmimi i mallrave rritet dhe kjo ndihet në të gjithë botën. Do të ketë ndikim.”

David Laborde, hulumtues i lartë në Institutin Ndërkombëtar për Kërkimin e Politikave Ushqimore, tha për The Telegraph se çmimi i grurit mund të rritet me 10 për qind kur tregjet të hapen sot, ditë e hënë dhe se efektet e vendimit do të ndihen në mbarë botën për muaj të tërë.

“Ushqimi tashmë është i shtrenjtë dhe kjo do ta bëjë më të shtrenjtë”, thekson ai.

Sulmet me dronë

Ministria ruse e mbrojtjes përdori sulmet me dronë në bazën e saj detare në Detin e Zi në Sevastopol si justifikim për tërheqjen nga marrëveshja e grurit, të cilën OKB-ja e përshkroi si një “fener shprese” që do të furnizonte vendet e varfra me ushqim. “Veprimet e forcave të armatosura ukrainase, të udhëhequra nga ekspertë britanikë, do të thotë se pala ruse nuk mund të garantojë sigurinë e anijeve civile të ngarkesave të thata”, deklaroi Rusia.

Nga sulmi me dron është dëmtuar vetëm një minahedhës, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes, ndonëse raporte të pakonfirmuara thonë se Admiral Markov, flamuri i Flotës së Detit të Zi, është goditur. Një zëdhënës rus sugjeroi gjithashtu se Marina Mbretërore ishte përgjegjëse për shpërthimin e muajit të kaluar të gazsjellësit Nord Stream në Detin Baltik – një pretendim që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e përshkroi si “një histori të fabrikuar që flet më shumë për gjendjen e qeverisë ruse sesa Perëndimin.” Qeveria ukrainase ka akuzuar Rusinë se po përpiqet ta bëjë botën një vend më të rrezikshëm për të jetuar duke u tërhequr nga marrëveshja.

Ukraina një nga “shportat e bukës”

Përafërsisht 20 milionë tonë drithë gjenden në Ukrainë, me pak rrugëdalje nga ky vend. Është një krizë që po e mbyt ekonominë e Ukrainës dhe po ndërpret pjesën tjetër të botës nga furnizimi me drithëra. Ndryshe, Ukraina siguron rreth 10 për qind të sasisë globale të eksporteve të grurit dhe pothuajse gjysmën e vajit të lulediellit në botë. Krahas Rusisë, Ukraina e bën këtë rajon një nga “shportat e bukës” në botë. Por lufta e Moskës në Ukrainë dhe sanksionet perëndimore kundër Rusisë kanë goditur eksportet bujqësore nga i gjithë rajoni i Detit të Zi. Këto produkte mund të zëvendësohen në tregun global, por me një kosto, shkruajnë mediat e huaja. Kështu, ushqimi bëhet më i vështirë për t’u siguruar për vendet e varfra dhe për njerëzit e varfër në vendet e pasura. Kjo madje mund të thellojë një krizë urie në mbarë botën.

Në këtë drejtim, agjencitë ushqimore të Kombeve të Bashkuara paralajmërojnë se një rekord prej 49 milionë njerëz, në 46 vende, janë në rrezik të “rrëshqasin në nivelin e urisë” këtë vit. Sipas të dhënave, Ukraina eksportoi shumë nga prodhimet e saj të vitit 2021 përpara fillimit të agresionit të Rusisë, duke përfshirë shumë grurë, por disa prej tyre, dhe produkte si misri, janë ende në ruajtje. Dhe flotat ruse po bllokojnë rrugën dhe zona është shumë e minuar. Ukraina dhe Rusia kryesisht eksportojnë lëndët kryesore në vendet në zhvillim që janë më të ndjeshme nga rritja e kostos dhe nga mungesa e furnizimeve.

Shtetet si Somalia, Libia, Libani, Egjipti dhe Sudani janë shumë të varura nga gruri, misri dhe vaji i lulediellit nga eksportet e Ukrainës dhe Rusisë. “Barra e krizës është mbi supet e më të varfërve”, tha Glauber. “Kjo është krizë humanitare, nuk ka dyshim për këtë”.

Më Shumë

“Babai i kombit”, “Themeluesi i shtetit” — Qosja e Rugova dikur krah njëri -tjetrit

Fotografi i njohur, Ilaz Bylykbashi, shpeshherë ndan me publikun fotografi të shkrepur nga ai ndër vite. Kësaj radhe, ai nga arkiva nxori një foto mes...

Borrell e Lajçak sot takim trepalësh me Kurtin e Vuçiqin në Bruksel

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Jopsep Borrell, sot në Bruksel, në takime të ndara, do të diskutojë me...

Lajmet e Fundit