Prizren, miratohet vendimi për përdorimin zyrtar të gjuhës rome

Kuvendi i Komunës së Prizrenit të hënën ka miratuar vendimin për njohjen e gjuhës rome si gjuhë në përdorim zyrtar.

Ky vendim është përkrahur nga të gjithë kuvendarët prezent. Me këtë rast është theksuar se me këtë vendimmarrje mundësohet që ky komunitet ta ruajë identitetin dhe kulturën e vet.

Njoftimi:

Me iniciativë të Kryetarit Shaqir Totaj, sot, u zgjodh një prej çështjeve më të rëndësishme të komunitetit rom në Komunën e Prizrenit, gjë për të cilën është punuar më shumë se një dekadë që të arrihet në pikën që u realizua sot!

Në mbledhjen e Kuvendit Komunal, u votua pro që Gjuha Rome të njihet si gjuhë në përdorim zyrtar në Komunën tonë.

Me këtë rast, Kryetari Totaj tha se gjuha është jetike për njerëzimin e ky komunitet ka trashëgimi unike dhe ndër prioritetet e Komunës është mbrojtja e të drejtave të komuniteteve si dhe e të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit, pa dallim.

Më Shumë

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Lajmet e Fundit