Dhjetëra të zhdukur pasi varka me emigrantë u fundos në Greqi

Autoritetet greke kanë nisur një operacion të madh kërkimi dhe shpëtimi për dhjetëra emigrantë të zhdukur.

Kjo, pasi një varkë me të cilën ata po udhëtonin nga Turqia u përmbys dhe u fundos gjatë natës midis ishujve Evia dhe Andros.

Roja bregdetare tha të martën se nëntë persona, të gjithë burra, u gjetën në një ishull shkëmbor të pabanuar në ngushticat e Kafirea-s midis dy ishujve, të cilët shtrihen në lindje të kryeqytetit grek.

Të mbijetuarit, të cilët u kapën nga një varkë patrullimi e rojës bregdetare, u thanë autoriteteve se kishte gjithsej rreth 68 persona në bordin e varkës me vela kur ajo u mbyt dhe se ata fillimisht ishin nisur nga Izmiri në bregdetin turk.

Autoritetet fillimisht u alarmuan nga një telefonatë në orët e para të së martës nga pasagjerët që thanë se anija në të cilën ndodheshin ishte në telashe, por ata nuk dhanë një vendndodhje.

Moti në zonë ishte veçanërisht i ashpër, me erëra të forta.

Roja bregdetare tha se një helikopter, një varkë patrullimi e rojës bregdetare dhe dy anije aty pranë po merrnin pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Totaj përgëzon LV-në për rezultatin në zgjedhje: Është koha t’i ulim tensionet elektorale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se procesi zgjedhor i 7 qershorit tregoi edhe një herë maturinë e lartë demokratike të...

Lajmet e Fundit