13.1 C
Prizren
E premte, 6 Mars, 2026

Mullistët në Kosovë paralajmërojnë shtrenjtim të miellit dhe bukës

Miell ka mjaftueshëm në Kosovë.

Por pavarësisht kësaj, pritet të ketë lëvizje të çmimit.

Nga 500 sa ishte toni, pritet të arrijë çmimin në 550 euro.

Kështu të paktën ka thënë për Front Online, kryetari i Shoqatës së Mullisëve, Bashkim Zejnullahu.

E, kjo, sipas tij është për shkak të lëvizjeve që pritet të ndodhin në bursat ndërkombëtare.

“Një ton miell aktualisht është 500 deri 520 euro, mund të bëhet deri në 550 euro”, deklaroi ai për Front Online.

Ndryshim të çmimit do të pësojë edhe buka, nga 0.50 sa kushton, pritet të shkojë në 0.60 euro.

“Me këtë lëvizje, buka mund të arrihet në 0.60 euro”, tha ai për Front Online.

Çmimet e prodhimeve dhe shërbimeve në Kosovë, si gjetkë në Evropë, kanë nisur të rriten vitin e kaluar. Fillimisht ka qenë pandemia e koronavirusit që ka shkaktuar çrregullime në tregje, e pastaj edhe lufta e Rusisë në Ukrainë.

“Ka mundësi pak lëvizje të çmimeve, se ka lëvizje në bursat botërore. Sa i përket sasive ka mjaftueshëm brenda vendit. Varet se çka po ndikon sanksioni Rusi-Ukrainë, si të lëvizin çmimet e Berzes, mund të kemi një orientim më të saktë”, u shpreh ai për Front Online.

Rritje të çmimeve kanë pësuar gati të gjitha produktet bazike, nga buka, vaji, sheqeri, mielli deri te pemët e perimet.

Inflacioni në Kosovë për muajin shtator të 2022-s është 12.7 %.

Kuvendi ka miratuar Projektligjin për çmimet tavan, apo masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Më Shumë

Hiqet kufizimi i moshës për t’u emëruar asistent

Prej tash e tutje, çdo kandidat që plotëson kriteret akademike dhe profesionale mund të emërohet si asistent për herë të parë në Universitetin e...

Abrashi: PDK-ja po dëshmon mungesë parimesh në çështjen e zgjedhjes së Presidentit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Artan Abrashi, ka reaguar ndaj qëndrimeve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) lidhur me mundësinë...

Lajmet e Fundit