16.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Serbia drejt Rusisë, Gjermania e paralajmëron Beogradin për pasojat

Serbia vazhdon të mbajë kursin e politikës së saj të jashtme, duke qëndruar në Evropë, por të mbajë sytë nga Rusia.

 

Mos vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, është një nga treguesit e kursit që ndjek Serbia në politikën e saj të jashtme.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se shteti i saj nuk ka ndryshuar qëndrim.

Ajo tha se: – “qëndrimi i Serbisë është parimor, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, duke  shtuar se:- “vendet që po i bëjnë presion Serbisë për të vendosur sanksione, janë hipokrite”.

Por në anën tjetër, Gjermania deklaron se është duke e ndjekur me vëmendje kursin e politikës së jashtme që po ndjek Serbia.

Një zyrtar i lartë pranë qeverisë gjermane, deklaroi për RTKlive se: -“marrëdhëniet e Gjermanisë me Serbinë janë të mira, por komplekse dhe ka dritë-hije”.

Ai u shpreh se aspektet që ndikojnë në marrëdhëniet me këtë shtet ballkanik është qasja e Serbisë ndaj Rusisë. “Sigurisht se kjo është një nga anët negative”, tha ky burim qeveritar për RTKlive.

Ai rikujton se Gjermania ishte e habitur dhe e zhgënjyer, kur derisa mbahej Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në New York, Serbia e Rusia nënshkruan

marrëveshje për të forcuar bashkëpunimin në politikën e jashtme.

“Kjo është gjë e keqe, në një peizazh ku Rusia po zhvillon një luftë agresioni kundër një shteti fqinj, e ku ky vend ka filluar  t’i nënshtrohet sanksioneve nga BE”.

Sipas tij, pritjet e Gjermanisë janë që Serbia si kandidate për anëtarësim në BE, të harmonizojë politikën e jashtme me atë të BE-së, përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve.

“Përshtypja jonë dhe gjithashtu e kancelarit federal janë se bisedimet intensive me presidentin Vuçiq,  kanë kuptim. Besoj se ai është një politikan me përvojë që kupton kompleksitetin e situatës së vendit të tij dhe është i vetëdijshëm”.

Më tej, sipas këtij zyrtari qeveritar, Vuçiq është politikan me përvojë, që ia del të analizojë  shumë mirë implikimet gjeopolitike të luftës së Rusisë në Ukrainës.

“Nëse ai shkon në rrugën drejt Evropës, atëherë do të marrë mbështetje nga BE-ja në përgjithësi, dhe sigurisht nga Gjermania”, tha ai, duke rikujtuar edhe skenarin tjetër, në rast se Serbia zgjedh rrugën nga Rusia, raporton RTKlive.

“Nëse ai do të zgjedhë rrugë tjetër, pasojat do të kthehen në përputhje me rrethanat. Nga këndvështrimi im, megjithatë, tani ka më shumë kuptim të flasim dhe punojmë për perspektiva pozitive”.

“Unë besoj se është e qartë për të gjithë se cilat janë ‘anët e këqija”.

Më Shumë

Arrestohen tre persona në Prizren për blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e narkotikëve

Tre person janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të narkotikëve. Pas një kontrolli në shtëpitë dhe...

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e festivalit folklorik “Hasi Jehon 2024”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, qëndroi në Gjonaj të Hasit, në hapjen e edicionit të 35-të të Festivalit folklorik “Hasi Jehon 2024”,...

Lajmet e Fundit