Djali rrah me grushte babain 81 vjeçar në Suharekë

Çdo ditë e më shumë po raportohen raste të dhunës në familje, ku shpeshherë viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i rëndë ka ndodhur para dy ditësh në Sopijë të Suharekës, por është denoncuar tek sot në Polici, raportoj Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 49-vjeçar, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht babain e tij 81-vjeçar, duke e rrahur me grushte, pas një zënke mes tyre.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur të shtunën në shtëpinë e tyre, kur babai i të dyshuarit, i cili ka probleme me dëgjimin, u ballafaqua me dhunën e ushtruar nga i biri, çka e detyroi të kërkojë ndihmë nga Policia.

 

 

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka intervenuar duke e arrestaur të dyshuarin, i cili më pas është intervistuar dhe është përballur me pretendimet e babait të tij për dhunën e ushtruar.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, ndaj të njëjtit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Më Shumë

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Lajmet e Fundit