Po kërkohej për dhunim, policia arrin ta kap 27 vjeçarin nga Prizreni

Policia e Kosovës ka arrestuar një 27 vjeçar nga Prizreni i cili po kërkohej për veprën penale “Dhunim”.

Sipas policisë, të njëjtit i është caktuar masa paraburgimi prej 30 ditësh.

Arrestohet një person i kërkuar për veprën penale “Dhunimi”, i caktohet paraburgimi prej 30 ditësh

Pas arrestimit të personit të kërkuar ai është dërguar para gjyqtarit kompetent, i njëjti është përcjell për në burgun e Prishtinës.

Njoftimi i plotë:

Me datë 07 Nëntor 2022, rreth orës 14:00 Njësiti për realizimin e urdhëresave të gjykatës të Stacionit Policor Prizren , ka lokalizuar dhe ka arrestuar personin O. G (27 vjeçar) nga Prizreni, i kërkuar me urdhër arrest të gjykatës për veprën penale “Dhunimi “.

Pas arrestimit të personit të kërkuar ai është dërguar para gjyqtarit kompetent , Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë për të dyshuarin.

I njëjti është përcjell për në burgun e Prishtinës.

Më Shumë

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit