18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

‘U prehsh në paqe yll i bukur!’ Aksidenti 15 ditë më parë, ky është 16-vjeçari që humbi jetën

Një 16-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Flavio Mankollari, është i riu i cili u përfshi në një aksident 15 ditë më parë në rrugën e Patokut në Laç. Nxënësi ekselent i vitit të dytë në gjimnazin “Qemal Stafa” mbeti i plagosur në këtë aksident bashkë me 4 persona të tjerë. Ai qëndroi i shtruar në spital për ditë me radhë mirëpo nuk mbijetoi dot.

Gjimnazi në të cilin studionte i riu ka ndarë një postim, në të cilin shpreh ngushëllime familjes për Mankollarin që përfundoi vitin e parë me të gjitha 10-ta.

Postimi i Gjimnazit:

‘Shumë lot sot në shkollën tonë nga nxënës e mësues, kësaj here jo lot gëzimi por lot trishtimi, për një humbje të parakohshme. Me keqardhje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të një nxënësi të shkëlqyer ekselent i cili ne, shokëve dhe shoqërisë do të na mungojë shumë Flavio Mankollari, si pasojë e një aksidenti automobilistik … Një nxënës ekselent, një fëmijë i kompletuar, një yll djalë i cili i dha dhe kishte shumë për ti dhënë shoqërisë. Një nxënës që mbylli me 10.0 klasën e 10-të, i cili do të shijonte bursën e ekselencës si një qemals sivjet dhe që gjatë gjithë jetës së tij shkollore nuk njeh një notë 9-të të marrë dhe vetëm sjellje shembullore dhe një zë i ëmbël, i fuqishëm në jetën shkollore, promovues i vlerave dhe virtyteve njerëzore! Të duam shumë Flavio, do të të kujtojmë gjithmonë me mall në çdo moment të bukur të jetuar për këto kohë që kaluam bashkë! U prehsh në paqe yll i bukur!’

Sipas ekspertizës, një parakalim i gabuar në kthesë me shpejtësi tej normave të lejuara nga mjeti që drejtohej nga shtetasi SH.L. Ditën e nesërme në orën 11:00 Flavio do të përcillet në banesën e fundit.

Më Shumë

DokuFest po vjen – a është gati Prizreni për fluksin e turistëve

Një nga festivalet më të vjetra dhe më të njohura në rajon, Dokufest, do të rikthehet këtë verë me edicionin e tij të 24-të. Producentja...

Gjendet shëndosh e mirë 85 vjeçari nga Gorozhupi i Hasit të Prizrenit

Është gjetur shëndosh e mirë, 85-vjeçari Nebi Tejeci. Lajmi u bë i ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, transmeton Klankosova.tv. “Operacioni është realizuar me bashkëpunim...

Lajmet e Fundit