Ky muaj, mund t’i gëzojë kosovarët

Projektligji për Trustin pritet që në fund të muajit nëntor pritet të hidhet për votim në Kuvendin e Kosovës, meqë i njëjti pak ditë më parë u është shpërndarë deputetëve.

Deputeti Bekim Haxhiu e ka cilësuar domosdoshmëri tërheqjen e këtyre mjeteve financiare, për shkak të krizës ekonomike në vend.

Deputetët e Kuvendit sërish do të kenë mundësi të votojnë pro ose kundër tërheqjes së këtyre mjeteve.

Haxhiu ka thënë se kërkesa e tyre është e drejtë dhe e domosdoshme për shkak të krizës ekonomike dhe pamjaftueshmërisë së skemave sociale.

Pro tërheqjes së këtyre mjeteve është shprehur edhe njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj.

Megjithatë, Kadriaj ka thënë që është skeptik që mazhoranca do të votojë për kalimin e projektligjit që mundëson një gjë të tillë.

Projektligji për plotësim-ndryshimin e Ligjit për fondin Pensional të Kosovës, ishte hedhur në votim më 23 qershor, por nuk ishte miratuar pasi partia në pushtet, Vetëvendosje ishte kundër kësaj nisme ligjore./Kanal10/

Më Shumë

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Lajmet e Fundit