127 vjet nga lindja e Shote Galicës, gruaja që nuk e hoqi pushkën nga dora

Si sot, më 10 nëntor 1895, u lind në Drenicë Shote Galica.

Galica qe gruaja që nuk e hoqi pushkën nga dora dhe u bë krahu i djathtë i bashkëshortit të saj, Azem Bejtës, ndërsa e vazhdoi luftën edhe pas vdekjes së tij.

Emri i saj i vërtetë është Qerime Radisheva. E njohur për rezistencën me sukses ndaj autoriteteve ushtarake serbe nga fillimi i viteve ’20, deri kur u tërhoq në Shqipëri. Kundërshtoi me armë dhunën dhe shpërnguljet e shqiptarëve nga autoritetet serbe në Kosovë.

Vdiq në Fushë-Krujë më 1 korrik 1927. Shote Galica mbahet mend për thënien “Jeta pa dije është si një luftë pa armë”. Ka mirënjohjen më të madhe si “Hero i Popullit”. / KultPlus.com

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Lajmet e Fundit