8.6 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Bashkimi fiton derbin ndaj Prizrenit duke i ndalë në çerek të fundit

Në tri çerekët e parë Prizreni shënoi secilën herë mbi 20 pikë dhe ato rriteshin gradualisht, por në çerekun e fundit mbrojtja e fortë e Bashkimit luajti rol kyq, derisa ndalën makinerinë e Prizrenit në 9 pikë për të fituar ndeshjen ngushtë, 80-8 [21-23, 23-21, 27-23, 9-14].

Në fakt, pjesa e parë përfundoi baraz. Ndërsa në çerekun e tretë bardhezinjtë kapën avantazhin me 4 pikë, për tu futur në çerekun e fundit, ku kishte plot taktizime por edhe josaktësi nga lojtarët, për të fituar në fund Bashkimi, 9-14 dhe për të regjistruar fitoren e katërt sezonale.

Fahro Alihodzic me 19 pikë e 8 kërcime ishte më i miri te Bashkimi, ndërsa 17 pikë shënoi Prentiss Nixon, që shutoi 5/7 për tri pikë.

Te ekipi i Arbnor Rifatit nuk mjaftuan 23 pikët e Dachon Burke, e as 17 të tjera të shënuara nga Wayne Arnold e 16 nga Ivan Koljevic.

Me fitore, Bashkimi bën bilancin 4-6 dhe del mbi Vëllaznimin në renditje, ndërsa Prizreni bëhet me bilanc 4-5 për të mbetur me një ndeshje më pak në pozitën e parafundit të tabelës./topsporti

Më Shumë

Veshja tradicionale e Hasit nis rrugëtimin drejt UNESCO-s/Video

Veshja tradicionale e Hasit, një ndër më të vjetrat në trojet shqiptare, pritet të nisë rrugëtimin drejt UNESCO-s. Për të siguruar pranimin e saj...

Rreth 2 mijë e 200 gjoba trafiku për 24-orë, policia njofton për mbi 50 aksidente

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se janë shqiptuar 2 mijë e 181 gjoba trafiku. Gjatë kësaj kohe, njofton policia, kanë...

Lajmet e Fundit