14.7 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

E lidhur me ish-futbollistin e Barcelonës, këngëtarja e famshme shqiptare në pritje të ëmbël (FOTO)

Ajo është një ndër emrat më të komentuar në showbiz. Është fjala për këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare, Eleni Foureira.

Prej kohësh është përfolur se është në pritje të ëmbël, por vetëm dje vendosi që ta pranonte përmes një postimi në profilet e saj në rrjetet sociale.

Foureira ka postuar një foto ku shihet e shtrirë me partnerin e saj, ish- futbollistin Alberto Botia, teksa bie në sy barku i rrumbullakosur.

E lidhur me ish-futbollistin e Barcelonës, këngëtarja e famshme

Prej disa kohësh qarkullonin zërat se Eleni Foureira dhe ish-futbollisti do të bëhen prindër për herë të parë, por vetë çifti nuk e kishte konfirmuar.

33-vjeçari, Botia është një produkt i akademisë së Barcelonës dhe ka luajtur në sezonin 2009-2010 me katalanasit për të kaluar më pas në skuadra si Sporting, Sevilja dhe Elçe. Kulmin e karrierës e ka arritur në Greqi me Olimpiakos, aty ku u njoh edhe me Foureiran.

E lidhur me ish-futbollistin e Barcelonës, këngëtarja e famshme

Më Shumë

Bashkimi në finale

Bashkimi mposht Borën me rezultat 100–76 në ndeshjen vendimtare dhe me rezultat të përgjithshëm 3–2 në seri, siguron finalen e Playoff-it. Pjesa e parë ishte...

Parregullsi në spitalin e Prizrenit me Hemodializë, lirohet nga detyra kryeinfermieri

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka njoftuar se ka nisur një proces të monitorimit dhe mbikëqyrjes në të gjitha repartet,...

Lajmet e Fundit