Fillojnë punimet në Lokalitetin Arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit

Kanë filluar punët në pastrimin e Lokalitetit Arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit dhe hapësira po bëhet gati për pjesën e parë të konservimit, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Siç bëhet e ditur, procesi i hartimit është zhvilluar nga grupi i mandatuar punues i përbërë nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe Departamenti për Trashëgimi Kulturore i Ministrisë së Kulturës, Komuna e Prizrenit dhe është udhëhequr nga zyra e UN-Habitat-it në Kosovë, raporton “PrizrenPress”.

“Kanë filluar punët në pastrimin e Lokalitetit Arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit dhe hapësira po bëhet gati për pjesën e parë të konservimit. Në projektin e financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, procesi i hartimit është zhvilluar nga grupi i mandatuar punues i përbërë nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe Departamenti për Trashëgimi Kulturore i Ministrisë së Kulturës, Komuna e Prizrenit dhe është udhëhequr nga zyra e UN-Habitat-it në Kosovë. Në këtë proces përmes analizave të zonës dhe diskutimeve publike janë përfshirë banorët, komuniteti i biznesit dhe komuniteti profesionist, në mënyrë që prezantimi final i Lokalitetit Arkeologjik të jetë reflektim i një zgjidhjeje të përbashkët”, thuhet në njofrim.

Projekti i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, mbështetet nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë, dhe synon integrimin e trashëgimisë kulturore në kuadër të planifikimit hapësinor për zhvillim të qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës./ PrizrenPress.com

Më Shumë

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Lajmet e Fundit