Tenton të vetëvritet një grua në Prizren

 

Sipas burimeve brenda Emergjencës, viktima kishte konsumuar një sasi të madhe të medikamenteve, duke iu përkeqësuar gjendja shëndetësore, për çka është dërguar në spital për trajtim.

Policia  ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka marrë deklaratat e disa familjarëve, me ç’rast është kuptuar se gruaja qenë në gjendje të rënduar emocionale, por s’dihet arsyeja që e ka shtyrë të tentojë vetëvrasjen.

Në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve.

Më Shumë

Abdixhiku e Osmani kalojnë paraditen në Prizren, takojnë qindra qytetarë

Kandidati për kryeministër i LDK-së dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë kaluar paraditen e kësaj të shtune në qytetin e Prizrenit. Abdixhiku e Osmani...

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Lajmet e Fundit