Kaq do të kushtojë këtë vit zbukurimi i Prizrenit për festat e fundvitit

Muaji dhjetor si çdo herë jo vetëm tek ne por në secilin vend pritet me gëzim e me plotë zbukurime të ndryshme për festat e fundvitit.

E këto zbukurime kryetarit të komunës së qytetit të Prizrenit, Shaqir Totaj, këtë vit do të i kushtojnë hiq më pak se 36 mijë euro.

Pamjet ndriçuese kudo nëpër qytet e që do të i lënë në kujtesë qytetarëve një përfundim sa më të mirë të motmoteve do ta bëjë kompania “Multi Business Group SH.P.K”.

Kështu është bërë e ditur në faqen e Komisionit Rregullativ i Prokurorimit Publik.

/Gazeta Infokus/

 

Më Shumë

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit