21.6 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Javën tjetër, Bashkimi dy ndeshje në Bullgari

Pas duelit/eve të Superkupës së Kosovës, KB Bashkimi do të udhëtojë për në Bullgari javën tjetër.

Kjo, pasi që ekipi do të zhvillojë dy ndeshje si mysafir në kuadër të Ligës Ballkanike (BIBL) me dy skuadrat bullgarë në garë, Beroe dhe Levski 2014.

Dueli Beroe-Bashkimi do të luhet në Stara Zagora më 13 dhjetor. Ndërsa i radhës është më 15 dhjetor në Sofje, ndaj Levskit 2014.

Bashkimi deri tash nuk ka arritur asnjë fitore në kuadër të BIBL, duke pësuar në të trija ndeshjet e luajtura, dy si vendas (MilenijumBudivelnyk) dhe një si mysafir (Peja).

Më Shumë

Përkujtohet heroi Pal Paluca në Prizren

Në Ditën e Dëshmorëve, në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit janë bërë homazhe për të nderuar sakrificën e të rënëve për liri,...

Totaj: Mirëmbajtja e gjelbërimit prioritet në zonën historike të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar se mirëmbajtja e gjelbërimit, veçanërisht në zonën historike të qytetit, mbetet një nga prioritetet kryesore...

Lajmet e Fundit