11.9 C
Prizren
E diel, 16 Nëntor, 2025

Sylë Hoxha: Natën që vdiq Dehari thashë burra të mos ngutemi, keni kujdes

Ish-kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha ka thënë se e kishte kuptuar në natën e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari se ai ishte një rast i dyshimtë.

Duke folur në emisionin Pressing të T7, ai ka thënë se këtë përshtypje të tij si kryeprokuror e kishte dhënë në prani të hetuesve rajonalë dhe ata të krimeve të rënda nga Prishtina.

I dalin mesazhet, kryetari i Gjilanit përplaset për punësime me aktivistët…
“Për hir të teleshikuesve, unë në fillim që kur ka ndodhur rasti, në mbrëmjen e 5 nëntorit 2016, kam thënë që kemi të bëjmë me një vdekje të dyshimtë. Kemi pasur kujdes edhe me hetuesit rajonal dhe me ata të krimeve të rënda”, ka deklaruar Hoxha.

Hoxha ka thënë se kishte kërkuar nga zyrtarët e tjerë që të mos nguten në trajtimin e rastit Dehari.

“Unë kam deklaruar që është vdekje e dyshimtë dhe kam thënë burra të mos ngutemi të keni kujdes, t’i mbledhim provat se kjo nuk është vdekje e zakonshme, kjo vdekje ka ndodh në institucion. Këto kanë qenë fjalët e mia”, ka thënë ai.

Ai, gjithashtu, ka thënë se ishte kërkesë e ish-Kryprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi që ai ta lexonte raportin e Institutit të Mjekësisë Ligjore ku thuhej se Dehari kishte bërë vetëvrasje.

“Se kemi të bëjmë me vetëvrasje të Astrit Deharit, unë kam thënë vetëm kur e kam marrë raportin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, që mua si kryeprokuror, më ka urdhëruar, më ka thënë në bisedë e sipër Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi jo t’i duhet me dalë para mediave me lexu atë raport ku thuhet se kemi të bëjmë me vetëvrasje”, ka thënë ai në Pressing

Më Shumë

Mbi 2400 gjoba dhe 52 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë – një me fatalitet

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të...

Proces i qetë zgjedhor në Prizren, Bytyqi: Deri tani s’është raportuar për incidente

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, në një intervistë me gazetaren e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, foli rreth procesit zgjedhor në...

Lajmet e Fundit