22.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Ndonëse janë dy, binjakët e bashkuar indianë thonë se paguhen vetëm me një rrogë si një person i vetëm

Binjakët e bashkuar nga Punjab, Indi, të cilët u braktisën nga prindërit e tyre dhe u rritën në një strehë, kanë treguar se paguhen vetëm me një rrogë.

Duke folur në një intervistë në YouTube, me regjisorin Ruhi Çenet, Sohna dhe Mohna Singh, 19 vjeç, pohuan se fitojnë vetëm 244 dollarë në muaj, transmeton Telegrafi.

Binjakët duket se kanë ndryshuar historinë e tyre nga viti i kaluar, kur thanë se u paguan me dy rroga të veçanta.

Ata janë punësuar si elektricistë nga Punjab State Power Corporation Limited që nga dhjetori i kaluar, kur ata punojnë me turne 12-orëshe duke u kujdesur për dhomën e kontrollit të furnizimit.

Duke folur për Independent në vitin 2021, binjakët thanë: “Ne iu jemi mirënjohës qeverisë së Punjabit për njohjen e talentit tonë”.

Megjithatë, shikuesit janë shprehur të zemëruar kur zbuluan se binjakët e ndajnë mes vete vetëm një pagë.

Një person komentoi: “Nëse ata kanë identitete të veçanta, ata duhet të marrin dy rroga të ndryshme”.

Një tjetër shkroi: ‘Një rrogë për dy persona? Kjo po më zemëron’.

Shikuesit vlerësuan edhe personalitetet e pëlqyeshme të binjakëve.

Binjakët kanë dy zemra, veshka dhe palca kurrizore, si dhe dy palë krahë, por kanë një mëlçi, fshikëz tëmthit, këmbë dhe shpretkë. /Telegrafi/

Më Shumë

Gabimi i Noes

Enver Sulaj Sot bie shi mbi çatinë time Dhe mbi qepallat tua të egërsuara nga mërzia e stinës. Diejt e përflakur janë zbehur sot Vranësira ka hijezuar të papriturën...

Sot zhvillohen ndeshjet e javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll

Sot do të luhet ndeshjes e javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll. Janë paraparë të zhvillohen pesë ndeshje tejet interesante. Kampioni në fuqi...

Ylli në finale

Lajmet e Fundit