5.3 C
Prizren
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

Avokati i Popullit: Më duhet të konstatoj gjendje jo të mirë sa i përket respektimit të drejtave të njeriut

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se edhe në këtë vit nuk parashihet gjendje e mirë për sa i përket respektimit të të drejtave të njëriut.

Këtë ai e tha në një përgjigjie për Radio Kosovën me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

“Ajo çka mund të them unë nga rastet që kemi pasur në hetim si Avokat i Popullit dhe mbi bazën e gjetjeve që kemi nga takimet e shumta që kemi pasur më qytetarë, organizata të shoqërisë civile dhe akterë të tjerë,që edhe përkundër progresit që vendi ynë ka pasur këto dy dekada, respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut ne nuk mund të themi që shoqëria jonë nuk po diskriminohet. Prandaj, edhe këtë vit, në shënimin e kësaj dite, më duhet të konstatoj gjendje jo të mirë për sa i përket respektimit të drejtave të njeriut“, tha Qelaj.

Qelaj tutje tha se zbarztësirat ligjore duhet plotësuar, ndonëse tha se pas ndryshimeve që janë bërë në Kodin Penal të Kosovës, ku dhuna në familje është përcaktuar si vepër e veçantë penale

“Unë konsideroj se ka zbrazëtira ligjore e që duhet të plotësohen. Sidomos pas ndryshimeve që janë bërë në Kodin Penal të Kosovës, ku dhuna në familje është përcaktuar si vepër e veçantë penale. Dhe me ndryshimet në Kushtetutë, me përfshirjen e Konventës së Stambollit si ligj i zbatueshëm në Kosovë, është detyrim edhe patjetër që duhet reflektuar edhe në ndryshimet e krejt strukturës se brendshme ligjore që të mund të përafrohen dispozitat ligjore me këto dy ndryshime që kanë ndodhur viteve të fundit“, ka thënë tutje ai.

Më Shumë

Basketboll, derbi kryesor sot në Prizren

Vazhdon edhe sot java e 20-të në Procredit Superliga. Janë parashikuar dy ndeshje, të cilat premtojnë të ofrojnë spektakël për tifozët. Vëmendja kryesore do të...

Largoi gruan me tre fëmijët nga shtëpia, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Një burrë është arrestuar në Rahovec pasi i njëjti dyshohet se kishte mospërfillur udhërin e gjykatës, duke e larguar nga shtëpia gruan me tre...

Pa pranga

Lajmet e Fundit