4.1 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Shtatë të lënduar në një aksident në Rahovec

Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident në fshatin Kramovik të Rahovecit të dielën.

Sipas njoftimit në aksident kanë qenë të përfshira një veturë me targa të Shqipërisë dhe një tjetër me targa vendore.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar ngasësi – drejtuesi i veturës me targa të Shqipërisë, i cili sipas Policisë, e ka shkaktuar aksidentin dhe 6 persona tjerë të gjithë kosovarë.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Të dyshuarit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe është nën mbikëqyrje të njësitit policor”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Ishte zhdukur në luftë, rivarroset vogëlushi nga Krusha e Vogël

Në Krushë të Vogël ka nisur ceremonia e rivarrimit të Ajvaz Shehut, vogëlushit që ishte vrarë dhe zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. I...

43 aksidente trafiku  brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Lajmet e Fundit