22.2 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Mbrojtësi i Kroacisë kërkohet nga Barcelona

Josip Juranovic ishte një nga futbollistët më të mirë të Kroacisë në Kupën e Botës.

Mbrojtësi i klubit të Celtic-ut bëri paraqitje të mira në Katar, ku kombëtarja e tij preku gjysmëfinalen, e më pas u eliminua nga Argjentina.

Pikërisht paraqitjet e mira të 27-vjeçarit në Kupën e Botës, kanë bërë që shumë klube të interesohen për të.

Për mbrojtësin e krahut të djathtë kanë shfaqur interes shumë klube, por Barcelona dhe Atletico Madrid janë ato që kanë hedhur hapa konkretë, duke kontaktuar përfaqësuesit e futbollistëve.

Vlera në treg e Juranovic thuhet se është rreth 20 milionë euro dhe këto klube pritet të tentojnë transferimin e tij gjatë dimrit.

Mbrojtësi kroat ka kontratë të lidhur me klubin skocez deri në verën e vitit 2026 dhe për ta shkëputur nga kjo thuhet se nuk është e lehtë.

Mediat e huaja raportojnë që Celtic nuk do të heqë dorë nga ai pa të paktën 25 milionë euro, sidomos pas paraqitjeve të tij të mira në Botëror

Më Shumë

Osmani me Haxhi Avdylin në Has, marrin pjesë në festivalin tradicional “Hasi Jehon”

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në Gjonaj të Hasit, ku i është bashkuar festimeve në kuadër të festivalit tradicional “Hasi Jehon”. Përmes...

Prizreni nënshkruan memorandum për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave

Komuna e Prizrenit ka ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e shërbimeve publike dhe menaxhimin më efikas të mbeturinave, përmes një memorandumi bashkëpunimi për regjistrimin...

Lajmet e Fundit