10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Prizren: Aktakuzë ndaj dy personave për blerje dhe shitje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.D., dhe V.D., të cilët gjenden në paraburgim nga data 16.11.2022.

Të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri A.D, fillimisht me datë 22.10.2022 përmes zbatimit të masave të fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit, haset nga Policia e Kosovës – DHTN në Prizren duke i shitur personave të tjerë substanca narkotike të llojit heroinë, derisa i pandehuri V.D me datë 06.11.2022 gjithashtu haset nga policia e Kosovës duke kryer aktivitetin e njëjtë kriminal, ashtu që Policia e Kosovës – DHTN në Prizren, pas zbatimit të Urdhrit për Kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda pas kërkesës paraprake të Prokurorit të shtetit, në shtëpinë e të pandehurve të A.D dhe V.D arrijnë të gjejnë dhe sekuestrojnë substancë narkotike të llojit heroinë në peshë të përgjithshme prej 805.5 gram”, thuhet në njoftimin për media të Prokurorisë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Më Shumë

Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka premtuar 200 milionë euro investime për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit në vend. Tashmë...

Arrestohet një burrë në Malishevë, rrahu fëmijët e tij të mitur

Në Malishevë, një burrë u arrestua, pasi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tij të mitur. “Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas...

Lajmet e Fundit