I biri i Peles hoqi dorë nga klubi i ri për t’i qëndruar atij afër në spital

Gjendja shëndetësore e Peles sa vjen e keqësohet, ndërsa familja e tij është bërë bashkë në spitalin e Sao Paolos për t’u lutur për legjendën e futbollit.

I biri i tij, Edinho, ka hequr dorë nga klubi që do ta merrte në dorë, Londrina nga divizioni i dytë i futbollit brazilian, për t’i qëndruar afër tri herë kampionit të botës, shkruan “Gazeta Express”.

Pele është shtruar në spitalin “Albert Einstein Hospital” që nga 29 nëntori për shkak të komplikimeve që iu shfaqën nga kanceri në zorrë, nga i cili është duke vuajtur.

Familja e tij është mbledhur në këtë spital me rastin e Krishtlindjeve, ndërsa e ka falënderuar stafin mjekësor që po bën gjithçka për t’u përkujdesur për Pelen.

82 vjeçari gjithashtu vuan nga problemet në zemër dhe gjendja e tij shëndetësore është në përkeqësim dhe serioze.

Krejt bota e futbollit po lutet për mbretin e futbollit – Pele… /Gazeta Express/

Më Shumë

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit