Ministria e Ekonomisë mbështet me mbi 70 mijë euro renovimin e çative të disa objekteve të Postës

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se ka mbështetur financiarisht projektin e Postës së Kosovës për renovimin e çatisë së objektit kryesor dhe çative të disa degëve të saj.

Ministria ka thënë se mbështetja është bërë përmes Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

“Mbështetja e projektit kapital të Posta e Kosovës Renovimi i çative të objekteve të Postës së Kosovës, Sh.A”, është bërë në formën e bashkëfinancimit, me ç’rast Ministria e Ekonomisë ka ndarë 73,500 euro” – thuhet në njoftimin e Ministrisë.

 

 

Sipas njoftimit, ky investim në objektin e Postës së Kosovës, shmang cenimin e afarizimit të saj, degradimin e mëtejmë të objeketeve të kësaj ndërmarrje, në të cilat, sipas ministrisë, nuk ishte investuar vite me radhë.

“Me çka ishte rrezikuar edhe infrastruktura kritike e saj. Ministria e Ekonomisë mbetet e përkushtuar të mbështes Ndërmarrjet Publike në përmirësimin e infratrukturës së tyre dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe ky invetim hyn në këtë kuadër” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Më Shumë

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit