12 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

Për një vit afër 5 mijë veta hoqën dorë nga shtetësia kosovare, MPB tregon arsyen

Në vitin 2022, 4 mijë e 790 persona kanë hequr dorë nga shtetësia kosovarë, derisa një të drejtë të tillë e kanë fituar 587 persona.

Ministria e Punëve të Brendshme, në një përgjigje për Gazetën Express, ka treguar arsyet që i shtynë kosovarët të heqin dorë nga shtetësia.

Sipas tyre, arsyeja kryesore është ndalimi i dyshtetësisë në shumë vende në Bashkimin Evropian.

“Arsyet pse personat heqin  dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësinë përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, duke pas parasysh që një numër i madhe i shtetasve tonë jetojnë tashme me vite në këto shtete e një numër i madhe edhe kanë lindur në këto shtete dhe si rezultat i saj  kanë fituar të drejtën e Fitimit të Shtetësisë dhe janë të obliguar të lirohen nga shtetësia  e  mëparshme në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi. Pra, arsyeja kryesore është ndalimi dy shtetësisë në shume vende”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për Express.

Më Shumë

Çmimet tavan të derivateve për sot në Kosovë: Nafta 1.64€, benzina 1.39€, gasi 0.87€

Sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), janë përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për sot. Bazuar në...

Vdes akademiku Rexhep Qosja

Akademiku Rexhep Qosja ka vdekur të enjten në moshën 89-vjeçare, kanë njoftuar familjarët e tij. Familjarët kanë njoftuar po ashtu se ka përfunduar edhe ceremonia...

Lajmet e Fundit