Pritja

Nga Sahit Osmani

Erdhe pas fjalës së bukur
Mbështjellur me tis metafore
Mbyllur në guaskën e dritës

Ishe si valë deti që vjen lehtas
Dhe takohet fshehtas me shkëmbin
E trembur ngjiteshe përpjetë
Sikur doje t’i prekje qiellit retë

Ato veshur me rreze diellore
Preknin stërkalat e tua
Krijonin dallgë dashurie

Ti magjepseshe
Pas veshjes së tyre
Ylberë të lidhur gërshetë

Unë të prisja si përherë
Te gjerdani i metaforave
Me tisin tënd të mbështjellë

Kisha frikë mos e grisja
Kisha frikë mos e këputja
Kisha frikë mos të humbisja

E gjatë dhe e pafund mbeti pritja

Më Shumë

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Lajmet e Fundit