FFK-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi me komunën e Prizrenit

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi bashkë me ushtruesin e detyrës së sekretarit të përgjithshëm, Taulant Hodaj, sot, pritën në takim kryetarin e komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, bashkë me nënkryetarin Kujtim Gashi. 

Qëllimi i këtij takimi ishte memorandumi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe konkretizimi i projekteve të dakorduara paraprakisht, i cili u nënshkrua nga presidenti Ademi dhe i pari i qytetit të Prizrenit, Totaj.

Kjo marrëveshje përfshin realizimin e projekteve të cilat paraprakisht janë dakorduar dhe do të jetësohen me investimet e të dyja palëve, me ç’ rast komuna do të merret me bazën e investimeve ne stadiume e futbollit, derisa FFK-ja me pjesën sportive. Çdo projekt i paraparë në memorandum do të punohet në bazë të standardeve të UEFA-s dhe FIFA-s. Nga ky memorandum i bashkëpunimit, ku prioritet do të jetë infrastruktura sportive e futbollit, do të përfitojnë klubet e futbollit të rajonit të Prizrenit dhe komuniteti i gjerë i futbollit.

Më Shumë

Nisin punimet për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Bingeni” në Prizren

Kanë nisur punimet për realizimin e projektit “Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugën ‘Bingeni’ (Hamit Thaqi)” në Prizren, investim që synon përmirësimin e...

Prizren: Arrestohet 62-vjeçari i dënuar me mbi 2 vjet burg për mashtrim

Në Prizren është arrestuar një person i kërkuar dhe i dënuar me burg efektiv për veprën penale “Mashtrim”.   Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, zyrtarët...

Lajmet e Fundit