14.9 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

E rëndë në Gjermani, nxënësi 17 vjeçar vret mësuesin e tij brenda klasës

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Munsterland të Gjermanisë.

Bëhet me dije se një 17 vjeçar ka vrarë me thikë mësuesin e tij brenda klasës së një shkolle profesionale. Sipas raportimeve nga mediat gjermane, 17 vjeçari ka hyrë në një klasë ku mësuesi 55 vjeçar po qëndronte i vetëm dhe e ka goditur me thikë.

Pavarësisht përpjekjeve nga ekipet e urgjencës, mësuesi ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me thikë.

Mësohet se ka qenë vetë 17 vjeçari ai i cili ka njoftuar ambulancën dhe policinë, duke treguar se ka kryer krimin e rëndë. Efektivët e policisë kanë kryer arrestimin e tij pa hasur në rezistencë.

Ndërkohë që ende nuk është zbardhur motivi i konfliktit mes mësuesit dhe nxënësit 17 vjeçar, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Më Shumë

Lejson Zeqiri i Bashkimit shpallet MVP i publikut

Lejson Zeqiri, basketbollist i Bashkimit, është shpallur MVP i publikut nga ndjekësit e rrjeteve sociale të FBK-së, pas paraqitjes së tij ndaj Borës. Zeqiri realizoi...

Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Suharekë

Edhe tri përballje interesante do të zhvillohen të dielën në kuadër të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë padyshim në...

Lajmet e Fundit