38-vjeçari vdes papritmas në një lokal në Prizren

Një 38-vjeçar ka vdekur papritmas gjatë ditës në Prizren. 

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar togeri Shaqir Bytyqi, nga policia në Prizren.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00 në një lokal në Prizren. Derisa ishte duke biseduar me shokët e tij tanimë i ndjeri, ka rënë nga karriga. Ai është dërguar në Qendren Emergjente ku edhe është konstatuar vdekja”, tha ai.

Bytyqi theksoi se trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, njofton Klankosova.tv

 

Më Shumë

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Lajmet e Fundit