Rrëzohet helikopteri në Kiev, vdes ministri i Brendshëm

Gjashtëmbëdhjetë persona janë vrarë, përfshirë ministrin e Punëve të Brendshme të Ukrainës, pasi një helikopter u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh në lindje të kryeqytetit Kiev.

Dy fëmijë ishin mes të vdekurve dhe 10 të tjerë po trajtohen në spital.

Përpos ministrit Denys Monastyrskiy, në helikopter ishin edhe 8 të tjerë në helikopter.

Zëvendësministri i tij i parë dhe sekretari i shtetit gjithashtu vdiqën pas rrëzimit të helikopterit në periferi të Brovary.

Një zjarr shpërtheu pranë kopshtit dhe fëmijët dhe stafi u larguan nga ndërtesa.

Ishte errësirë dhe mjegull në momentin e rrëzimit dhe raportet fillestare sugjerojnë se helikopteri goditi kopshtin përpara se të rrëzohej pranë një ndërtese banimi

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Lajmet e Fundit