Dëme nga moti i lig në Prizren

Shtëpi banimi dhe biznese familjare janë dëmtuar nga moti i lig që po mbretëron edhe në rajonin e Prizrenit.

Ka familje që kanë ngelë pa kulm mbi kokë në fshatin Gërnçarë të kësaj komune, ndërsa kanë pësuar edhe biznese të vogla familjare.

Disa shtëpi banimi në fshatin Gençarë të komunës së Prizrenit pësuan dëme të konsiderueshme nga era e fortë e natës së martë

“Atë natë ishte erë shumë e fortë , e qoj kulmin e shtëpisë , dëmi është shumë i madh . Shiu po hyn brenda . S’kemi ku të banojmë , e kemi nis shtëpinë , por nuk kemi mundur ta rregullojmë , kemi veç themelet”, thotë Qasip Ramadani, banor i fshatit Gençarë.

“Kemi shumë dëme të mëdha , s’kemi mundur as me fjet as mbrëmë e as parmbrëmë , kiamet ka qenë”, thotë Shadin Maksuti.

Në oborrin e shtëpisë së Elmira Xhemës në këtë fshat është këputur një shtyllë elektrike.

E në Vlashnje të Prizrenit u rrëzua pullazi i një biznesi familjar. Pronari thotë se erdhi nga Zvicra për ta parë gjendjen …

‘Unë i kam hip aeroplanit mbrëmë , në orën 9 kam qenë këtu , mora punëtorët me tërheq lastrat prej këtu e shyqyr që s’ka ndodh më shumë”, thotë Halit Badallaj nga fshati Vlashnje.

Drejtoresha për emergjenca dhe shpëtim, Ramize Shala, thotë se është formuar komisioni i vlerësimit të dëmeve .

“Fillimisht do të nisim me shtëpitë e banimit , pasi jemi në stinën e dimrit , ka reshje shiu , mund të ketë edhe dëborë kështu që qytetarët janë pa kulm mbi kokë”, thotë  Shala.

Dëme më të vogla janë regjistruar edhe në fshatra të tjera me të cilat po merren institucionet lokale për evidentimin e tyre. Dëme më të mëdha ka pësuar rrjeti elektrik, ndërsa ekipet e KEDS-it po mundohen t’i rregullojnë prishjet për ta kthyer në normalitet gjendjen./rtk

Më Shumë

ZKA gjen varg shkeljesh në Prizren: Keqklasifikim milionash, kontrata pa para dhe nënvlerësim të pasurisë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka lëshuar një opinion të kualifikuar për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2025. Raporti ka...

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Lajmet e Fundit