Zidane mund të kthehet në Real Madrid në të ardhmen

Legjenda franceze e futbollit, Zinedine Zidane, mund të kthehet sërish në Real Madrid.

Sipas The Athletic, ai është favorit për ta marrë drejtimin e klubit spanjoll në të ardhmen, transmeton Klan Kosova.

Zidane po synonte pozicionin drejtues të Kombëtares së Francës, megjithatë, ata zgjatët kontratën e Didier Deschamps për dy vite të tjera.

Tani ish-menaxheri i Real Madridit po shqyrton kthimin e tij në Spanjë, por nuk dihet se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

Kujtojmë se Zidane është i vetmi lojtar që i ka fituar tre Chamionsa me Real Madridin

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit