Prizren/Të dyshuarës për vrasjen e Saime Domazetit i vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj

Gjykata Themelore në Prizren, me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, më 25 janar 2023, ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj të dyshuarës N.A, e cila po dyshohet se ka vrarë kunatën e saj, Saime Domazeti.

Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” thuhet se masa a paraburgimit ndaj të pandehurës N.A i vazhdohet deri më 27 mars 2023, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se, gjykatësi i procedurës paraprake ka vlerësuar se kërkesa për vazhdimin e masës së paraburgimit është e bazuar.

Tutje, në vendim thuhet se, gjyqtari i procedurës paraprake gjen se janë përmbushur kushtet ligjore për vazhdimin e paraburgimit, sepse në këtë çështje penale kanë filluar hetimet ndaj të pandehurës për veprën penale të lartcekur dhe në vijim të procedurës penale do të merret deklarimi i të pandehurës.

Po ashtu, në arsyetim thuhet se do të dëgjohen dëshmitarë, andaj nëse e pandehura lihet në liri në këtë fazë të procedurës penale ka arsye për të besuar se e njëjta do të dëmtoj provat e kësaj vepre penale si dhe duke ndikuar në dëshmitarë dhe në këtë mënyrë mund të vështirësojnë zhvillimin e hetimeve.

“Gjykata, ka vlerësuar edhe masat tjera për sigurimin e prezencës së të pandehurës në kuptim të nenit 173 të KPP-së, por duke pasur parasysh të lartcekurat, në këtë rast çdo mase tjetër që do të caktohej për këtë rast më e butë do të ishte në kundërshtim me natyrën e zhvillimit të hetimeve penale dhe kushtet mbi të cilat është vazhduar paraburgimi”, thuhet në vendim.

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit