13.3 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Shpërthim në xhami, 32 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Pakistan

Të paktën 32 persona janë vrarë dhe 150 të tjerë janë plagosur në një shpërthim me bombë në një xhami në qytetin pakistanez Peshawar, raporton BBC.

Një pjesë e ndërtesës u shkatërrua dhe zyrtarët thonë se shumë njerëz kanë mbetur nën rrënoja.Shumica e atyre që humbën jetën ishin pjesë e forcave të policisë dhe besohet se ata ishin objektivi i sulmit.

Muhammad Ijaz Khan, oficer i policisë së kryeqytetit të Peshavarit, tha për mediat lokale se rreth 300 dhe 400 zyrtarë policorë ishin të pranishëm në zonë në kohën e shpërthimit.

Kryeministri Shehbaz Sharif e ka dënuar ashpër atë. Në një deklaratë, Sharif tha se ata që qëndrojnë pas incidentit “nuk kanë asnjë lidhje me Islamin”.

Ai shtoi: “I gjithë kombi po qëndron i bashkuar kundër kërcënimit të terrorizmit.”

Shpërthimi ndodhi gjatë lutjeve të pasdites në qytetin veriperëndimor, rreth orës 13:30 (08:30 GMT), pranë kufirit të vendit me Afganistanin.

Talibanët e Pakistanit janë ndër grupet që kanë kryer sulme në të kaluarën. Ata përfunduan një armëpushim në nëntor dhe dhuna ka qenë në rritje që atëherë.

Më Shumë

Hajnat e maskuar tentojnë të grabisin një shtëpi në Rahovec, dështojnë

Pasditen e së dielës, në Rahovec u tentua të grabitet një shtëpi.   Policia ka bërë të ditur se persona të maskuar kanë hyrë në një...

“Dardania” drejt transformimit: Nisin punimet për gjelbërimin e hapësirës publike në Prizren

Në vazhdën e aksioneve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, kanë nisur punimet për rregullimin dhe gjelbërimin e hapësirës publike në lagjen “Dardania”, përgjatë rrugës...

Lajmet e Fundit