4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

U përkujtua 33 vjetori i masakrës së Malishevës

Sot, u bënë 33 vite nga ngjarja më e rëndë e vitit 1990 në Malishevë, ku ranë dëshmorë Ali Kryeziu dhe Hisni Mazreku, ndërsa u plagosën e dhjetëra të tjerë, si dhe janë maltretuar e torturuar, gjatë protestës popullore kundër regjimit serb dhe për të drejtat e popullit shqiptar.

Ndërsa kjo ngjarje vlerësohet si njëra prej ngjarjeve e cila ka rëndësi të madhe historike, pasi përherë të parë, krahas reagimit popullor, është shënuar edhe reagim i parë institucional, pasi Komuna e Malishevës, e ka ngritur këtë çështje deri në instanca ndërkombëtare.

Përmes homazheve në vendin e rënies dhe në varrezat e dy dëshmorëve, në Bubavec dhe Malishevë, sot është përkujtuar kjo ngjarje. Në shënimin e këtij përkujtimi morën pjesë, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, i shoqëruar nga drejtorët e drejtorive dhe zyrtarët të tjerë, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Argjend Thaçi, i shoqëruar nga anëtar të kuvendit, përfaqësues të subjekteve politike në Malishevë, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë dhe qytetarë të tjerë.

Në fjalën e rastit, Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, këtë ngjarje e ka vlerësuar si ngjarja më e dhimbshme e atij viti, por edhe më krenarja, pasi populli i Malishevës, si gjithmonë, ishte në ballë të këtyre proceseve historike, por edhe institucioni i komunës, publikisht dhe zyrtarisht, kishte dalë në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve dhe kundër regjimit të kohës.

“Populli shqiptar, asnjëherë nuk i ka ndalur përpjekjet për liri dhe pavarësi, e në këto përpjekje edhe Malisheva si territor, jo që ishte pjesëmarrëse, por edhe prijëse e tyre. Kujtojmë, grevën e minatorëve, pastaj protestat gjithëpopullore, e sidomos në janar të vitit 1990, kur edhe u vranë Ali Kryeziu dhe Hisni Mazreku, dhe pikërisht kjo ngjarje ka shënuar edhe kthesën e madhe historike, pasi për herë të parë, ish drejtuesit e Komunës së Malishevës, patën reaguar zyrtarisht, duke kërkuar përgjegjësi për ngjarjen, dhe kjo neve na bëri edhe më të fortë, pasi kemi vazhduar me përpjekjet tona, deri në luftën e lavdishme të UÇK-së, por edhe në këtë luftë, Malisheva ishte njëra prej bartëseve kryesore, deri në çlirimin e vendit. Por pavarësisht çlirimit, ne ende nuk e kemi lirinë e plotë, ndërsa bartësit e luftës dhe themeluesit e shtetit, sot padrejtësisht po mbahen në Hagë, me akuza të fabrikuara nga Serbia. Po ashtu, situata politike në vend, vazhdon të jetë jo e mirë, prandaj, më shumë se kurrë, neve na duhet në unitet kombëtar në përpjekjet tona për shtet ndërtim”, ka thënë mes tjerash, nënkryetari Komunës së Malishevës, Vesel Karsniqi, në fjalën e tij, me rastin e përkujtimit të dëshmorëve të kombit, Ali Kryeziu dhe Hisni Mazreku, të rënë më 30 janar të vitit 1990.

Më Shumë

Divorci Besi-Xhensila? Habit avokati: Ata po ndahen për pasuritë e Ilir Metës, kanë vila e prona miliona euro

Avokat Idajet Beqiri teksa ka komentuar ndryshimin e stilit të jetesës së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka theksuar se edhe aktori...

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit