Ancelotti: Merkatoja e janarit ka përfunduar për Real Madrid-in

Carlo Ancelotti konfirmoi se tregu i transferimeve të Real Madridit është “mbyllur” të dielën, duke thënë se asnjë lojtar nuk do t’i bashkohej ose do të largohej nga klubi i La Liga-s para afatit të së martës.

Madridi u ndal në një barazim 0-0 nga Real Sociedad në Santiago Bernabeu, duke i lënë ata pesë pikë prapa liderit të ligës, Barcelonës, por trajneri Ancelott-i ka qenë i qëndrueshëm duke thënë se nuk ka nevojë të shtohet skuadra gjatë merkatos së këtij muaji.

“[Është] e mbyllur, po”, tha Ancelotti në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes kur u pyet për ndonjë lëvizje të mundshme. “Në të dy kuptimet, daljet dhe mbërritjet”.

Shtatë lojtarëve të ekipit të parë do t’i skadojë kontrata në qershor, me dyshime për të ardhmen e Marco Asensio, Dani Ceballos dhe Nacho Fernandez, si dhe veteranëve Luka Modric dhe Toni Kroos.

Një numër i lojtarëve që kanë munguar për shkak të lëndimeve, përfshirë Aurelien Tchouameni dhe David Alaba, do të kthehen në gjendje fizike përpara ndeshjes së Madridit në La Liga me Valencia të enjten. /Albanianpost.com

Më Shumë

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Lajmet e Fundit