Rexhaj: Si mund të kërkohet Asociacion pa shpërbërje të strukturave kriminale në veri

Arber Rexhaj, deputet i Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur pak për Asociacionin.

Rexhaj përmes një statusi në rrjetet sociale shkroi se gjatë këtyre dy viteve janë parë struktura kriminale të cilat sipas tij të dirigjuara nga Serbia kanë vendosur barrikada e duke kërcënuar qytetarët.

Si rrjedhojë ai ka pyet se si mund të kërkohet Asociacion pa shpërbërje të strukturave kriminale në veri.

“Pa asociacion, pa asnjë kompetencë shtesë, vetëm për këto dy vite kemi parë struktura kriminale të dirigjuara nga Serbia tek vendosin barrikada, plagosin policinë, kërcënojnë qytetarët që bashkëpunojnë me institucionet e vendit. Imagjinoni këtë gjendje me një asociacion. Pra, si mund të kërkohet asociacion pa shpërbërje të strukturave kriminale në veri, pa çarmatosje, pa dorëzim të armëve, e pa kthim të mijëra shqiptarëve në shtëpitë e veta?”- shkruan Rexhaj.

E në këto momente në Ambasadën Amerikane në Prishtinë po mbahet një diskutim me dyer të mbyllura.

Takimi me shumë përfaqësues është ftuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në. Në këtë takim nuk po merr pjesë kryeministri Albin Kurti por anëtarë të kabinetit të tij.

Për mos-pjesëmarrjen e tij në takim, Kurti nuk ka dashur që të prononcohet.

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Lajmet e Fundit