16.4 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Juventus kërkon ndërprerjen e kontratës me Pogba

E ardhmja e Paul Pogba te Juventus është në dyshime serioze me klubin që po shqyrton mundësinë e shitjes, apo edhe të ndërprerjes së kontratës së francezit, raportojnë mediat italiane.

29-vjeçari u kthye në klubin e Serie A verën e kaluar, gjashtë vjet pasi ai u largua nga ata për t’u bashkuar me Manchester United për një tarifë rekord të atëherë prej 100 milionë paund.

Ndërsa tifozët e United u gëzuan pasi hoqën qafe një lojtar që pavarësisht talentit të tij nuk ishte i besueshëm, mbështetësit e Juventus-it janë të dëshpëruar pasi rikthimi i tij në klub ka qenë edhe më keq se si shkuan gjërat në sezonet e tij të fundit në “Old Trafford”.

Kjo për faktin se ai nuk ka luajtur asnjë minutë për bardhezinjtë për shkak të një dëmtimi në gju. Ai u rikthye në stol si një zëvendësues i papërdorur, gjatë humbjes 2-0 nga Monza në fundjavë.

Si rezultat, perspektiva e përfundimit të kontratës së Pogba-s në fund të sezonit nuk është më një skenar i pamundur. Ndërkohë, ekziston mundësia që ai të shitet në një ligë më pak konkurruese si MLS në Shtetet e Bashkuara.

Juventus-i është i zemëruar me Pogba-n pasi ata investuan mbi 31 milionë paund për ta rikthyer atë në klub, me lojtarin që nënshkroi një marrëveshje me vlerë mbi 7 milionë paund për sezon plus bonuse për katër vjet.

Duke lejuar që Pogba të largohet, Juventus mund të blejë dy lojtarë me një pagë sa gjysma e asaj që fiton francezi, ose të kërkojë të nënshkruajë me një lojtar si Sergej Milinkovic-Savic i Lazio-s.

Në bilancin e 31 dhjetorit, Juventus i pagoi Pogba-s mbi 2.9 milionë paund, pavarësisht mungesës së veprimit të tij.

Ka pasur pyetje të ngritura për nënshkrimin pasi ai gjithashtu humbi shumë ndeshje te Manchester United sezonet e fundit. Pogba humbi 100 ndeshje për shkak të lëndimeve gjatë gjashtë viteve të tij në “Old Trafford”.

Ndeshja e tij e fundit si titullar daton në prill të vitit 2022, kur Manchester United luajti me Norwich ndërsa kontrata e tij në “Old Trafford” po përfundonte.

Më Shumë

50 vjet karrierë Menan Kiseri

Një nga grupet më të famshme të kohës së artë të rokut shqiptar, Menkis, po kremton sonte dekadën e pestë të daljes së parë...

Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

Një vit më parë u nda nga jeta, në moshën 88-vjeçare, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Ai ishte shkrimtari shqiptar më i shquar brenda...

Lajmet e Fundit