Milan, Ibrahimovic lihet jashtë listës së UEFA-s

Trajneri i Milan-it, Stefano Pioli ka publikuar emrat e përzgjedhur për rikthimin e kuqezinjëve në Champions League.

Zlatan Ibrahimovic mbetet jashtë asaj liste të Milan-it. Ky është vendimi i Pioli-t, pavarësisht se rikthimi i kampionit suedez po afrohet gjithnjë e më shumë.

Trajneri i kuqezinjve bëri vetëm një zëvendësim për rikthimin në Champions League, me ndeshjen kundër Tottenham-it të Antonio Conte në raundin e 16-të: Malick Thiaw brenda dhe Sergino Dest jashtë.

Sa i përket situatës së portierëve, Ciprian Tatarusanu dhe Antonio Mirante janë në listën A. Mungon Mike Maignan i cili megjithatë mund të përfshihet në listë deri në 24 orë para ndeshjes së parë kundër Spurs.

Ndeshja e parë mes Milan-it dhe Tottenham-it do të zhvillohet më 14 shkurt në “San Siro”, duke filluar nga ora 21:00.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit