Aksident i tmerrshëm në Gjermani: Treni tërheq zvarrë qindra metra dy fëmijë, vdes njëri prej tyre

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në shtetin gjerman.

Dy fëmijë u goditën nga një tren mallrash në një linjë hekurudhore dhe u tërhoqën zvarrë për disa qindra metra në Recklinghausen, Gjermani.

Sipas policisë, një 10-vjeçar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa një tjetër 9-vjeçar ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spital.

Sipas ministrit të Brendshëm të NRW, Herbert Reul (CDU), djali është në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetë, raporton bild.

“Djaloshi aktualisht nuk është më në rrezik për jetën pas një operacioni kirurgjik”, njoftoi policia gjermane.

Rruga midis Gladbeck-West dhe stacionit kryesor, Recklinghausen vazhdon të mbetet e mbyllur pas aksidentit të së enjtes mbrëma.

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit