11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Albina Kelmendi zbulon detaje për rrugën drejt Eurovizionit

Albina Kelmendi, zbulon detaje për rrugën drejt Eurovizionit.

Ajo ka zbuluar se kënga “Duaje”, do të prezantohet në gjuhën shqipe. Po ashtu ajo tregon se veshja do të ketë motive tradicionale shqiptare. Albina ka treguar se viti që sapo lamë pas i ka sjellë suksese si në karrierë, ashtu edhe në jetën private.

Secili artist e synon një sukses të tillë sepse kjo mbetet vulë gjatë gjithë karrierës andaj normalisht kur fiton një cmim kaq të rëndësishëm, përvec kënaqësisë dhe lumturisë që e ndjen cdo artist është dhe përgjegjësi e madhe sepse publiku kërkon dicka më të vëcantë. Si familje e kemi pasur si ëndërr të dilnim me një këngë e gjithë familja.

Nuk është hera e parë që paraqitemi si familje por në një festival të tillë është hera e parë. Gjithcka ka qenë spontane, që ng momenti që jemi takuar me kompozitorin, ftesat që i kam pasur me konkuru në festival nuk e kam ndjerë veten shumë mirë në ato projekte edhe e kemi fillu me shumë qejf projektin me kompozitorin e tekstshkrusin Enis Mullahin edhe Erjona Rushitin, por në momentin kur kemi marrë demon e këngës sepse dëshira jonë ka qenë të bëhej një këngë për gjithë familjen dhe temën e kemi pas ditur prej fillimit cfarë teme do të jetë.

Përderisa po paraqitemi si familje, kjo dëshirë na u ka plotësuar edhe me një sukses të jashtëzakonshëm. Kjo do të mbetet një nga kujtimet më të mira për familjen tonë. Duke parë që kënga “Duje”, po këndohet edhe nga shtete të ndryshme, duke parë si kanë reaguar publiku i gjerë në mbarë botën pritshmëritgë sigurisht i kemi dhe të mëdhaja ne urojmë vec prezantimi ynë me qenë në mënyrën më të mirë në mënyrën më dinjitoze dhe besoj se suksesi nuk mungon asnjëherë.

Përderisa po shkojmë ta përfaqësojmë kombin tonë kënga do të këndohet në gjuhën shqipe- përfundoi Albina Kelmendi.

Albina Kelmendi me këngën “Duje”, do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Më Shumë

Nait Hasanit nuk i lejohet t’i vizitojë ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Nait Hasani, kishte bërë kërkesë për t’i vizituar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup...

Luizi dhe Kiara na prezantojnë me të bijën, Luna Mari Ejlli

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito një ditë më parë u bënë prindër për herë të parë. Ashtu siç e paralajmëruan dje, çifti sot doli...

Lajmet e Fundit